Mos më akuzo, që s’jam më ai i pari
Unë kam mbetur prap, ai që kam qenë
Po me ato rrudha përmes ballit
Dhe me atë të qeshur ,që shpërthen
Në asnjë gjë në jetë, s’kam ndryshuar
Ska gjë se tek unë, bie shpesh shi
Sytë i kam sërish pak të menduar .
Me pak trishtim vjeshte ngjyrë gri
Çdo natë, rri me orë në dritare
(Tek ajo që gjëndet pas shtëpisë )
Shkruaj pa u lodhur kaq mesazhe
Por asnjë prej tyre, nuk ti nis
I gris prapë ashtu, siç ti kam shkruar
Edhe pse kjo gjë, më ngjall mërzi
Unë kam qenë gjithmonë i refuzuar
Dhe s’dua këtë ,të ma bësh dhe ti
Prandaj mos më thuaj ,ke ndryshuar
Unë s’kam faj që ti s’di të shikosh
Heshtja ime është një libër i shkruar
Ty të duhet veçse . t’a shfletosh






















