Lideri i Partisë së Lirisë (PL), Ilir Meta ka reaguar pas një shkrimi në rrjete sociale të publikuar nga deputeti i PL, Tedi Blushi në të cilin thuhej se SMS-të e zbardhura në dosjen Balluku për paracaktimin e tenderave me vlerë qindra milionë euro për llogari të tij, s’janë qeverisje.
Meta shkruan se dy pasojat e vapës së tejzgjatur janë “Besa” dhe prania hipokrite, të denja vetëm për ABSURDISTANIN e një të sëmuri mendor, ndërkohë që shton se qeveria mbetet kampion absolut i korrupsionit.
Reagimi i plotë i Ilir Metës
Dy pasojat e vapës së tejzgjatur janë “Besa” e Akrepit dhe prania hipokrite, të denja vetëm për ABSURDISTANIN e një të sëmuri mendor.
Edhe Koreja e Veriut u vetëshpall para disa vitesh Kampione e Botës në futboll.
Se për çfarë është e para administrata e Akrepit, nuk ka nevojë ta dëgjojmë as nga ai dhe as nga ndonjë eurokrate e denjë për patronazhiste.
Mjafton të shohim të gjitha të dhënat e EUROSTAT-it.
Mbetesh kampion absolut në kontinent për korrupsion dhe nënkampion botëror për ryshfet.





















