Rreziku për përhapjen e zjarreve pritet të jetë i lartë gjatë pasdites së sotme dhe përgjatë ditës së nesërme në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër niveli i rrezikut do të jetë i moderuar, ndërsa në Korçë parashikohet rrezik i ulët.
Megjithatë, në disa qarqe rreziku i lartë do të jetë i kufizuar në zona të caktuara. Konkretisht, bëhet fjalë për verilindjen e Kukësit, jugperëndimin e Dibrës, lindjen e Elbasanit, verilindjen e Beratit, perëndimin e Vlorës, si dhe veriun dhe jugun e Gjirokastrës.





















