Roland Iljadhi: Me garë cilësore dhe rivalitet, të afrohen tifozët në stadium

KATEGORIA E PARË/ Sot nis sezoni i 79-të, ish-mbrojtësi vlonjat Roland Iljadhi uron Flamurtari

Agron KAJA

Kategoria e Parë do të zbresë sot në fushë në sezonin e ri 2026-2027, i cili është kampionati i 79-të në historinë e këtij niveli në futbollin shqiptar. Në këtë sezon, tek kjo kategori bëjnë pjesë disa skuadra të cilat kanë qënë edhe kampione, fituese trofesh në elitën e futbollit shqiptar, ku Flamurtari i Vlorës bën të veçantën. Në pragun e kësaj nisje, për gazetën “Telegraf” u shpreh ish-mbrojtësivlonjat Roland Iljadhi, i cili mes emocionit që skuadra e tij e zemrës ndodhet në të Parën, është optimist për ringjitjen në elitë. “Po bëhet si një traditë kjo hyrja dhe dalja e Flamurtarit nga Superiorja. Edhe sot, si një ish-futbollist me atë fanelë, kam një ndjeshmëri të madhe,. Sepse nuk krahasohet një Flamurtar i elitës me këtë tnëKategornë e Parë. E prisnim me shumë emocion kur luante në Superligë, por tashmë është fakt se jemi këtu, në Kategorinë e Parë. Emocioni i fanellës është i madh, ndaj edhe unë do të dëshiroja që të sfidojë rivalët e tjerë, si Besa, Bylisi apo Pogradeci, dhe të ngjitet në Superiore me më shumë vazhdimësi”, kështu e nisi këtë bisedë ish-mbrojtësi vlonjat, Roland Iljadhi, i cili kërkon që Flamurtari të mos i trembet formulës së re të kampionatit, e cila e bën garën edhe më rivale. “Kjo formula e re mendoj se do ti shërbejë më mirë ecurisë së garës në këtë kampionat, por Flamurtari nuk duhet ti trembet synimit të tij për ngjitjen në Superiore.

Sigal

Patjetër që do ta rritë edhe cilësinë e garës, dhe jo vetëm për Flamurtarin. Por nuk duhen tolerime gjatë garës, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Besa, Bylisi dhe Pogradeci mendoj se do të jenë rivalët më kryesorë për ngjitjen në Abissnet Superiore. Kanë arritur diçka, dhe janë ekipe që do konkurrojnë fuqishëm në kampionat”. Ndërkohë që për Iljadhin duhet garë që të afrojë edhe tifozerinë në stadium. “Flamurtari ka tifozerinë e tij të mrrekullueshme, por që ai të vijë në stadium, duhet garë cilësore dhe me rivalitet. Uroj suksese në përgjithësi, Flamurtarit në veçanti”, ishte kjo biseda me ish-mbrojtësin e Flamurtarit, Roland Iljadhi.

KOMBËTARJA

Trajneri Maran piketon në Superiore, katër lojtarë në monitorim

Në datat 26 dhe 29 shtator 2026, Kombëtarja jonë e futbollit do të luajë në Ligën e Kombeve dy ndeshjet e para, kundër Bjellorusisë më 26 shtator dhe San Marinos më 29 shtator. Ndërsa këto sfida duken afër e larg, trajneri Rolando Maran ka filluar të krijoi idetë e para për risitë, përveç përbërjes aktuale në Kombëtare. Gjatë javës që po mbyllim, italiani ka vendosur në fokus të punës së tij të grumbullojë edhe 4 lojtarë nga Superiorja. Nga vëzhgimet që ai ka bërë në dy javët e para të Abissnet Superiore, ka veçuar futbollistët e Dinamo City, Ysni Smaili, Klevi Qefalija dhe Fabian Përndreca, si dhe qëndërmbrojtësin e Egnatias, Eljon Sota. Të katër këta futbollistë janë në monitorim të teknikut Maran, por asgjë e sigurtë se do të marrin ftesë kundër Bjellorusisë dhe San Marinos.

Dritare gjysmë e hapur aktivizimi për Brojën

Armando Broja ka zhvilluar 4 ndeshje këtë sezon të ri, në Championship dhe në  Kupën e Ligës, dhe ende nuk e ka shënuar gol. Por ditët e fundit i është çelur një dritare e vogël aktivizimi, pas largimeve të Flemming, Tchaouna dhe Anthony. Kjo ka bërë që skuadra e Burnley të mbetet vetëm me profilin e një sulmuesi të mirëflltë si të Armando Brojës. Kështu, ai do të ketë kohën e mjaftueshme për të treguar veten më të mirë me këtë dritare gjysmë të hapur aktivizimi.

Situatë absurde me federimet, sfidohet FIFA!

Për shkak të detyrimeve të pashlyera, Oriku dhe Kastrioti janë dy klubet aktive që rezultojnë me merkato të bllokuar nga FIFA. Pavarësisht këtij fakti, FSHF-ja ka vendosur të shmangë vendimin duke i regjistruar të gjithë lojtarët e skuadrës së Orikut, i cili të dielën do luajë ndeshjen e javës së parë ndaj Korabit në Peshkopi!

KATEGORIA E PARË

 SEZONI 2026-2027

    Kampionati i 79-të

(5 shtator 2026-2 maj 2027)

Ndeshjet-Java 1           

E shtunë, 5 shtator 2026

Iliria-Pogradeci               16:00

Kukësi-Besëlidhja           16:00

Bylis-Sopoti                   16:00

E dielë, 6 shtator 2026

Besa-Flamurtari              16:00

Burreli-Kastrioti             16:00

Korabi-Oriku                  16:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     P

1.Bylis                  0        0

2.Flamurtari          0        0

3.Pogradeci           0        0

4.Iliria                  0        0

5.Besa                  0        0

6.Kastrioti            0        0

7.Burreli               0        0

8.Korabi               0        0

9.Besëlidhja          0        0

10.Oriku               0        0

11.Sopoti              0        0

  1. Kukësi 0 0

 

Rregullorja në Kategorinë e Parë 2026-2027

Kampionati i 79-të në Kategorinë e Parë do të ketë 12 skuadra. Ai fillon më 5 shtator 2026 dhe mbaron më 2 maj 2027. Do luhet me dy fazat e para vajtje-ardhje, faza e tretë ndërtohet sipas skemës së përcaktuar nga FSHF-ja. Ekipet që do  renditen në vëndet 1 dhe 2 në fundin e kampionatit, ngjiten në Abissnet Superiore; ekipet e renditura në vendet 3, 4, 5, 6, në fazën play-off zhvillojnë ndeshje sipas skemës 3-6 dhe 4-5. Fituesit e këtyre dy çifteve përballen në një finale mes tyre, dhe fituesi i finales ngjitet në Superiore. Skuadra tjetër finaliste zhvillon finale me skuadrën e renditur e parafundit në fazën play-out të Superiores. Fituesja luan në Superiore në sezonin e pasardhës.