Do i them ca fjalë nga zemra
Në Skrapar, nën Tomorr,
Per nje fshat ku lindi kenga
Strorë moj e bukur Strorë
Nëpër breza të ka hequr
Thjeshtësia , bujaria,
Sofrës tënde me miq mbledhur
Si vullkan buçet rakia
Mall e dhimbje ka pikuar
Në çdo vatër e çdo portë
Për bijtë që kanë shkuar
Emigruar nëpër botë

Mekami i dervish Musait
Plot urata të ka dhënë,
Në ato rrënjët e tua
Që janë lidhur gur e këngë
Strorë moj, si yll i rënë
Ç’janë ata që hedhin valle?
Gjer në qiell e çojnë zënë
Strorallinj që tundin male.






















