Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Motiv vjeshte

Ç’ fat-e sjellin gjithë këto dete?
Gjithë kjo dritë si bëhet natë?
Unë një fat zgjodha për vete
Pa e ditur se ç’është fat.

Ja ku jam; unë edhe fati
Flasë me të dhe pse nuk dua
Kush më sheh thotë: Po ky ç’pati?
Se ata shohin veç mua!

Sigal

Ç’ ëndrra mbartin gjithë këto mure?
Brenda tyre a ka jetë?
Jetë, që ti e lë pas dore
E pas syve e fshehur mbet’!

Ç’ dhimbje shpirti del me frymën?
Kush e di sa malli djeg?
Në të kundërt s’ çanë dot rrymën
Me sytë mbyllur s’ gjen dot shteg!

Kështu, fatet vijnë të ndarë
Ka për lepuj e për çakenjë.
Ndaj disa do jenë të vegjël
E të tjerë më të mëdhenj.

Pra në djallë të vejë dhe fati
Ëndrrat mos i lerë në shtrat
Nëse sot lexon këto vargje
Çohu, jeto, se je me fat.