Në Currila po grinden valët,
Përplasen egër mbi një shkëmb.
Shkuma e bardhë i shuan fjalët,
Kështu ndodh kur shpirti dhëmb.
Kështu ndodh me njerëzit, Vallë….?
Grinden e grinden kur janë në breg.
Kush u a ndal vrullin përballë….?
S’mendohen gjatë, nuk hapin shteg….!
Valët lozin, herë me vrull herë ngadalë,
Era i ngre dhe detin çmend.
Njerëzit….., mbet kalorës pa kalë,
S’ulen të gjejnë fjalën në kuvend.
S’pranojnë të ulen pleqërisht,
Inatin e shtrijnë në kohë pa kufi.
Fajtorë mbeten përjetësisht,
Kush e ka fajin, askush s’e di.






















