Sarandapori, destinacioni për të pasionuarit pas natyrës dhe aventurës

6 September, 2026 - 17:25

Mes maleve, gjelbërimit dhe ujërave të kristalta, Sarandapori po promovohet si një prej destinacioneve natyrore që ofron mundësi për të eksploruar peizazhet e virgjëra dhe për të shijuar qetësinë larg zhurmës.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ftuar vizitorët të zbulojnë këtë pasuri të natyrës shqiptare, duke e cilësuar Sarandaporin në Leskovik si një destinacion të përshtatshëm për të apasionuarit pas natyrës dhe aventurës.

“Mes maleve, gjelbërimit dhe ujërave të kristalta, Sarandapori të fton në një aventurë ku çdo shteg zbulon një pamje të re”, shkruan Jaupaj.

Sarandapori ofron mundësi për aktivitete në natyrë, veçanërisht për hiking dhe eksplorim, ndërsa peizazhi i ndërthurur me ujërat e pastër e kthen zonën në një alternativë për turistët që kërkojnë destinacione të qeta dhe larg zonave të mbipopulluara.

Promovimi i destinacioneve natyrore është pjesë e përpjekjeve për të diversifikuar ofertën turistike të Shqipërisë dhe për të nxitur vizitat në zona me potencial për turizëm të qëndrueshëm dhe aktivitete në natyrë./atsh/KultPlus.com

Të ngjashme