Kreu i PD-së në SHBA, nis takimi i Berishës me shqiptarët e Amerikës në New Jersey

Shqipëria

Kreu i PD-së në SHBA, nis takimi i Berishës me shqiptarët e Amerikës në New Jersey

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 18:26 Përditësuar në ora: 19:52 më 06.09.2026
Sali Berisha

Berisha nga SHBA: Rikthimin tim do ta përdor për forcimin e partneritetit me Amerikën

Gjatë takimit me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për rikthimin e tij në SHBA dhe për marrëdhëniet që synon të ndërtojë me administratën amerikane nëse opozita vjen në pushtet.

Berisha deklaroi se rikthimin e tij do ta përdorë për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar këtë marrëdhënie si të një rëndësie jetike për të ardhmen e vendit.

“Tani miq, le ta quajmë rikthim të dytë apo të tretë, le ta quajmë si të duam. Por një gjë ju siguroj, se ky rikthim do të përdoret për ndërtimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i një rëndësie jetike për të ardhmen e vendit tonë”, deklaroi Berisha.

Ai vlerësoi rolin e SHBA-së në historinë e Shqipërisë, duke theksuar se shqiptarët nuk duhet të harrojnë kontributin amerikan në lirinë e vendit.

“Kurrë shqiptarët nuk duhet të harrojnë se ky vend ka kontributin më të madh se çdo vend tjetër i planetit në lirinë e botës”, u shpreh lideri i PD-së.

“Ky komb me qeveritë e tij kanë kontributin më të madh dhe përcaktues në lirinë e kombit shqiptar nga vitet ’20 të shekullit të kaluar deri në vitet 2000 të këtij shekulli”, tha ai.

“Do ta përdor, do ta përdorim së bashku, për ndërtimin e marrëdhënieve, të partneritetit më të shkëlqyer në interesin më të mirë të dy vendeve dhe kombeve tona, me këtë vend dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Berisha.

Në përfundim të fjalës së tij, kreu i Partisë Demokratike falënderoi diasporën shqiptare për pritjen dhe mbështetjen, duke e mbyllur fjalimin me një mesazh për shqiptarët dhe SHBA-në.

“Rroftë diaspora shqiptare! Rroftë kombi shqiptar! Rroftë kombi i madh amerikan! Zoti e bekoftë Shtetet e Bashkuara, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Berisha.

“Misioni ynë është të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti!”/ Berisha: Kam besim se SHBA do të na ndihmojë në betejën kundër narkoshtetit

Në takimin me shqiptarët e Amerikës në New Jersey, lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike synon “ripërtëritjen e Shqipërisë”, duke e lidhur këtë objektiv me largimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Beteja jonë është për Shqipërinë”, theksoi Berisha, ndërsa kërkoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në përballjen që ai e cilësoi si betejë kundër “narkoshtetit”.

“Nëse duam të ripërtërijmë Shqipërinë, kjo arrihet vetëm duke larguar nga pushteti Edi Ramën”, tha Berisha, duke shtuar se opozita do ta fitojë, sipas tij, betejën për “dinjitetin kombëtar”.

“Edi Ramën do ta largojmë nga qeveria dhe asgjë në botë nuk na ndal sot në këtë qëllim”, u shpreh kreu i PD-së.

Berisha e cilësoi Shqipërinë si një “eksportues madhor droge” dhe deklaroi se lufta kundër asaj që ai e quan “narkoshtet” është një mision kombëtar, por edhe në interes të vendeve mike.

Duke iu referuar marrëdhënieve me SHBA-në, Berisha tha se ka besim se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin Shqipërinë në këtë betejë. Ai përmendi edhe vizitën e tij në SHBA në vitin 1991, kur, sipas tij, kishte kërkuar mbështetje për përmbysjen e diktaturës komuniste.

“Sot, kërkesa ime ndaj vendit që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një ndihmë të jashtëzakonshme është mbështetja për të shpëtuar nga narkoshteti i ndërtuar në trojet e tyre”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, lideri i opozitës foli edhe për familjen dhe politikat sociale, duke pretenduar se Shqipëria është shndërruar në një “kopsht eksperimental” të ideve të George Sorosit dhe “ekstremit të majtë”.

Berisha ngriti akuza edhe për politikat që lidhen me fëmijët, arsimin dhe familjen, duke deklaruar se, sipas tij, “në rrezik të madh është familja shqiptare”.

“Beteja jonë është një betejë për ekzistencën e familjes shqiptare”, përfundoi Berisha.

Berisha: Diaspora në Amerikë, zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri! Fati i bardhë i kombit shqiptar

Kryetari i PD-së Sali Berisha e nisi flajimin e tij para shqiptarëve të Amerikës duke shprehur mirënjohjen e pakufishme për pritjen vëllazërore.

Berisha tha se ‘kënaqësia ime e jashtëzakonshme ishte se po ju takoja ju, zëri I papmoshtur I shqiptarëve në liri”

Të dashur vëllezër, miq, shqiptaro- amerikanë.

Berisha: Përshëndetjet e mija më të përzemërta, mirënjohje më të pakufishme për këtë pritje vëllazërore. Kënaqësi më të madhe  që unë takohem sot me ju. Me të njëjtin besim që kam pasur në mars të vitit 1991 në udhëtimin tim të parë në këtë vend të bekuar. Ai ishte një udhëtim më emocionali në jetën time. Emocionet  vërshonin nga kënaqësia se unë po udhëtoja në drejtimin e duhur pas dekadash që vendi im kishte humbur drejtimin. Kënaqësia ime e jashtëzakonshme ishte se po ju takoja ju, zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri.

Berisha vijon fjalimin: Pata fatin e madh se takova atë plejadë të diasporës shqiptare e cila me atdhetarinë e saj me idealet demokratike e kombëtare dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktarurës komuniste në Shqipëri dhe luftoi me të gjitha mjetet për lirinë e Kosovës.

Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë, fati i mirë i kombit shqiptar.

Takimi mbahet në sallën ‘Venetian Palace’  në New Jersey në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat