Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey.
Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë vetën non grata. Ndërsa sa i përket kundërshtarëve të tij në Shqipëri, ata janë pas hekurave.
“Isha 8 vite pa asnjë pushtet. Por me besimin e palëkundur te SHBA, vlera mbi të cilat është ndërtuar ky vend e komb i madh. Vend i të lirëve shtëpi e guximtarëve, i qartë si kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga SHBA, por nga agjenda anti-liri. Të asaj që Donald Trump e ka quajtur si ekstremi i majtë. E nisa këtë betejë në errësirë, por asnjë natë nuk zgjat dot pafundësisht. Kur nisa këtë betejë, populli i madh amerikan vendosi të zgjedhë Donald Trump, efektet erdhën deri në Shqipëri. Ata që na treguan barin, përfunduan të papunë…Ata që firmosën ndalimin tim sot janë non-grata vetë në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje në Shqipëri sot janë pas hekurave, ndërsa unë po qëndroj sot me dy këmbë në këtë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/