6 Shtator 2026, 16:58
Nga E.M

SHBA- Matthew Perry, aktori më i dashur amerikano-kanadez, i njohur më së miri për rolin ikonik të Chandler Bing (1994–2004), në serialin legjendar Friends do të nderohet me një dokumentar të ndarë në tre pjesë nga Netflix. Ai ndërroi jetë më 28 tetor 2023, në moshën 54 vjeçare, në Los Angeles si pasojë e efekteve akute të ketaminës, (humbje e plotë e vetëdijes).
Me angazhimin e tij Matthew Perry që prej vitit 1994 e deri në vitin 2004, në 236 episode, bëri një botë të tërë të qeshë me sarkazmën dhe pozitivitetin e tij. Për miliona njerëz nga e gjithë bota ai u bë “miku i tyre i preferuar”. Gjatë rolit të tij me personazhin e Chandler Bing, Perry i shndërroi ankthet e përditshme në disa nga kritikat më të përmendura të televizionit.
Jeta e tij reale u cilësua e njëjta, po aq frymëzuese dhe e hapur për dhimbjen që fshihej pas të qeshurës, e cila buronte nga beteja me varësinë ndaj alkoolit, metadonit dhe medikamenteve të tjera kundër ankthit si “xanax” dhe “oxyContin” që duroi për pjesën më të madhe të jetës së tij. Pas humbjes së jetës së aktorit bota mbajti zi jo vetëm për një ikonë komike, por edhe për sinqeritetin që e karakterizonte, të cilin e kishte shfaqur edhe në simptomat e sëmundjes së tij.
Netflix do të shfaqë trashëgiminë e Matthew Perry në dokumentarin “The One About Matthew Perry”. Dokumentari i parë i thelluar rreth aktorit, i cili paraqet edhe njerëzit më të afërt të tij, edhe ata që e njihnin më se miri. Seriali do të drejtohet nga fituesja e çmimit Emmy, Mary Robertson, do të ndahet me tre pjesë dhe premiera e tij pritet të publikohet më 27 tetor.
Për çfarë flet seriali "The One About Matthew Perry"?
Motra e aktorit Mia Perry Bowick, dhe miqtë e tij më të mirë të jetës kanë dhënë për Netflix histori e rrëfime të padëgjuara më parë për publikun. Seria me tre pjesë do të përmbajë foto dhe video të papublikuara nga arkivi privat i familjes Perry. Seriali do të përfshijë të gjithë udhëtimin e aktorit nga personazhi i komedisë, në njeriun më të dashur anembanë botës. Kujtimet që ai ka ndarë me bashkëpunëtorët e tij krijues do të vijnë të ndërthurura me detaje të reja mbi problemet e tij private.
Kush e drejton dokumentarin "The One About Matthew Perry"?
Seriali drejtohet nga fituesja e çmimit Emmy, Mary Robertson, dhe prodhohet nga Maxine Productions, pjesë e Sony Pictures Television. Producentë ekzekutivë janë Mary Robertson, Lisa Kalikow, Eli Holzman dhe Aaron Saidman. Si bashkë-producente ekzekutive do të shërbejë Lora Moftah, ndërsa producente kryesore e përmbajtjes së filmit është Jessica Call.
Drejtuesja e serialit Mary Robertson e shoqëroi punën e saj edhe me një deklaratë për karrierën e Matthew Perry. Citimi i saj për aktorin nisi pikërisht kështu: "Matthew Perry ishte një nga gjenitë komikë të kohës sonë, përmes shumë filmave, shfaqjeve televizive dhe skenike, si dhe portretizimit të tij të paharrueshëm të Chandler Bing, ai na bëri miliona prej nesh të qeshnim, të lidheshim dhe të ndiheshim më pak të vetmuar. Ai na dha gjithashtu shumë më tepër duke folur me guxim për varësinë e tij. Megjithatë, publiku dinte vetëm një pjesë të historisë së tij. Kjo është arsyeja pse vendosëm të bënim këtë serial: t'u lejonim njerëzve që e njihnin dhe e donin Matthew të zbulonin personin që fshihej pas figurës publike.”
Deklarata e Robertson lidhet me arsyet kryesore pse ajo zgjodhi të kthejë jetën e tij në një dokumentar, të zbulojë individin që fshihej pas figurës publike dhe ti dhurojë publikut kënaqësinë e të ndjekurit edhe njëherë humorin e tij.
Si është e përfshirë familja e Matthew Perry-t në serinë dokumentare?
Dëshmitë e padëgjuara më herët nga motra e Perry-t, Mia Perry Bowick, e cila është një psikoterapiste, shkrimtare dhe folëse e lieçncuar përbëjnë thelbin e asaj që do të transmetohet te publiku.
Mia Perry Bowick shtoi se: “Më është dashur kohë që të ndihem gati të ndaj këto kujtime dhe si ishte ta doja Matthewn përmes gjithë kompleksitetit të jetës së tij - ta shihja atë si një person të tërë, jo vetëm si Chandler, dhe jo vetëm si dikush që luftoi me varësinë, si motra e tij, ai formësoi atë që jam unë sot, personin që përpiqem të jem dhe punën së cilës ia kam kushtuar jetën time. Matthew kishte një zemër të bukur dhe një shpirt bujar, dhe edhe në momentet e tij më të errëta, ai ende mund t'ju bënte të qeshni dhe të ndiheni të dashur. Shpresoj që kjo seri t'u japë të gjithë atyre që e deshën, qoftë personalisht apo nga larg, një vlerësim më të thellë për atë që ai ishte vërtet, dhe trashëgiminë që lë pas.”
Kur do të publikohet The One About Matthew Perry?
Seria dokumentare e ndarë në tre pjesë do të shfaqë premierën e saj të parë me datë 27 tetor./Dosja.al
matthew perry
Art&Argëtim
6 Shtator 2026, 15:10
E.M
ITALI- Georgina Rodriguez është fotografuar në aeroportin e Venedikut pas pjesëmarrjes së saj në Festivalin e 83-të t&...
Art&Argëtim
6 Shtator 2026, 14:31
E.M
SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas festës s&e...
Art&Argëtim
6 Shtator 2026, 13:29
E.M
LOS ANGELES- Jahti luksoz i identifikuar si Samsara nga të dhënat e gjurmimit detar, i cili prej disa ditësh ka tërhequr vëmendj...
Art&Argëtim
6 Shtator 2026, 07:44
I.A
Horoskopi
DashiNjë çështje familjare ose personale mund t’ju marrë më shumë energji se zakonisht. Mos u përpiqni...
Art&Argëtim
5 Shtator 2026, 07:01
G.M
Foto ilustruese
DASHI
Në planin e dashurisë sot do të ndjeni një nevojë të madhe për përkushtim dhe sinqeritet; ma...
Art&Argëtim
4 Shtator 2026, 16:14
E.M
LOS ANGELES- Beyonce ka publikuar një edicion për 20-vjetorin e albumit të saj “B'Day” me një prekje latine dhe përfshirj...
Art&Argëtim
4 Shtator 2026, 14:27
E.M
ITALI- Kendall Jenner ka arritur të tërheqë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia gjatë premierës së f...
Art&Argëtim
4 Shtator 2026, 12:23
E.M
LOS ANGELOS- Pas vdekjes së aktorit të njohur Tim Curry i cili u nda nga jeta më 25 gusht në moshën 80-vjeçare ësht&...
Art&Argëtim
4 Shtator 2026, 11:11
E.M
GREQI- Filmi “The Odyssey” i regjisorit Christopher Nolan ka shënuar një tjetër rekord në kinematë botërore, duke ar...
Art&Argëtim
4 Shtator 2026, 07:34
I.A
Horoskopi
DashiSot do të ndiheni më të vendosur për të marrë në dorë situatat që ju kanë shqetësuar....