"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
• 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës, 11 prej të cilave mbeten ende aktive, ndërsa 7 janë nën mbikëqyrje. • Vëmendja kryesore vijon të jetë te Mali i Dajtit, ku zjarri mbetet aktiv dhe ndërhyrja mbështetet edhe nga FA me efektivë, mjete dhe helikopter. • Situatë aktive paraqitet edhe në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit, ndërsa në Lezhë, vijon puna në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet. • Vatrat aktive janë edhe në Qarkun Shkodër dhe në Kulumri të Fushë-Arrëzit. • Vatra aktive raportohen gjithashtu në Kropisht të Selenicës, Vokopolë të Poliçanit, Tërbun të Pukës dhe zona të tjera, ndërsa disa vatra në Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë nën mbikëqyrje. • Edhe në Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit, situata është nën mbikëqyrje. • Sa i përket zjarrit në Tërbun të Pukës, flakët janë përhapur masivisht, pasi janë favorizuar edhe nga era e forte, e cila ka përkeqësuar situatën. • Fatmirësisht deri në keto momente nuk rrezikohen banesa, por autoritet vendore kërkojnë mbështetje pasi era e fortë po përkeqëson situatën. • Në Tërbun, ky është zjarri i dytë brenda pak ditësh. • Edhe disa ditë më parë, zona u përfshi nga një tjetër zjarr i përmasave të mëdha, i cili dogji rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe. • Zjarri është konstatuar në një tjetër pjesë të masivit pyjor. • Përhapja e flakëve mbetet shqetësuese për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së dendur, që favorizon përhapjen e zjarrit. • Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së flakëve
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës, 11 prej të cilave mbeten ende aktive, ndërsa 7 janë nën mbikëqyrje. Vëmendja kryesore vijon të jetë te Mali i Dajtit, ku zjarri mbetet aktiv dhe ndërhyrja mbështetet edhe nga FA me efektivë, mjete dhe helikopter. Situatë aktive paraqitet edhe në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit, ndërsa në Lezhë, vijon puna në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet.
Vatrat aktive janë edhe në Qarkun Shkodër dhe në Kulumri të Fushë-Arrëzit. Vatra aktive raportohen gjithashtu në Kropisht të Selenicës, Vokopolë të Poliçanit, Tërbun të Pukës dhe zona të tjera, ndërsa disa vatra në Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë nën mbikëqyrje. Edhe në Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit, situata është nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat vendore dhe Forcat e Armatosura, përfshirë kapacitete tokësore dhe ajrore.
Njoftimi:
Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve. Përmbledhje e situatës së zjarreve – 6 shtator 2026, ora 20:00. Gjatë ditës janë raportuar 20 vatra zjarri, prej të cilave 11 mbeten aktive, 7 janë nën mbikëqyrje dhe 2 janë fikur.
Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat vendore dhe Forcat e Armatosura, përfshirë kapacitete tokësore dhe ajrore.
Vëmendja kryesore vijon të jetë te Mali i Dajtit, ku zjarri mbetet aktiv dhe ndërhyrja mbështetet edhe nga FA me efektivë, mjete dhe helikopter; si dhe në Kryezi të Kavajës, ku krahas forcave zjarrfikëse është angazhuar edhe një avion Air Tractor.
Situatë aktive paraqitet edhe në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit, ndërsa në Lezhë, vijon puna në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, me mbështetje edhe nga dy helikopterë të FA.
Në Qarkun Shkodër, zjarri Bardhaj–Myselim mbetet aktiv, në operacion janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarët dhe FA, përfshirë 2 helikopterë. Aktiv mbetet edhe zjarri në Kulumri të Fushë-Arrëzit.
Vatra aktive raportohen gjithashtu në Kropisht të Selenicës, Vokopolë të Poliçanit, Tërbun të Pukës dhe zona të tjera, ndërsa disa vatra në Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë nën mbikëqyrje. Në Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit, situata është nën mbikëqyrje.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Dosja.al
TIRANË- Pamje dramatike janë publikuar nga zjarri në masivin pyjor të Tërbunit, mbrëmjen e sotme. Siç shihet edhe në pamje, flakët janë përhapur masivisht, pasi janë favorizuar edhe nga era e forte, e cila ka përkeqësuar situatën. Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar 2 mjete zjarrfikëse, 1 mjet fadrome, 15 efektiv zjarrfikes, 20 punonjës sherbimesh të forcave të policisë 6.
Fatmirësisht deri në keto momente nuk rrezikohen banesa. Autoritet vendore kërkojnë mbështetje pasi era e fortë po përkeqëson situatën. Në Tërbun, ky është zjarri i dytë brenda pak ditësh. Edhe disa ditë më parë, zona u përfshi nga një tjetër zjarr i përmasave të mëdha, i cili dogji rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe.
Zjarri është konstatuar në një tjetër pjesë të masivit pyjor. Përhapja e flakëve mbetet shqetësuese për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së dendur, që favorizon përhapjen e zjarrit. Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së flakëve./Dosja.al
ELBASAN- Një vatër zjarri ka rënë pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar edhe dy banesa. Për izolimin e flakëve janëizoluar tre mjete dhe 12 efektivë.
Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin e zjarrit dhe pengimin e përhapjes së tij drejt zonës së banuar. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, vatra është neutralizuar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa./Dosja.al

FIER- Një vatër zjarri masive po përhapet me shpejtësi në zonën e Semanit, në Fier, i favorizuar nga era e fortë. Situata paraqitet problematike, ndërsa ekipet zjarrfikëse të Fierit vijojnë prej orësh operacionin për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.
Shërbimet e emergjencës po punojnë për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera të pyllit. Po ashtu, era e fortë po vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen dhe po favorizon përhapjen e zjarrit. Fatmirësisht, deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar./Dosja.al
SELENICË- Një vatër zjarri ka rënë në kodrat e fshatit Peshkëpi, në territorin e bashkisë Selenicë. Flakët janë shfaqur në një zonë kodrinore, ku mbizotëron bimësia shkurrore, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa pritet ndërhyrja e zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa mbetet për tu parë nëse zjarri do të përhapet drejt zonave të tjera./Dosja.al
TIRANË- 32 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 11 prej tyre vijojnë të jenë aktive, 5 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 16 janë shuar.
Vëmendja kryesore është përqendruar në vatrat problematike në Dajt, Bardhaj të Shkodrës dhe Fier. Në Dajt po ndërhyjnë 77 forca ushtarake dhe një helikopter, ndërsa në Bardhaj operacioni vijon me forca zjarrfikëse, shërbimin pyjor, emergjencat civile dhe mbështetjen e FA-së.
Situata mbetet aktive edhe në Fier, ku janë angazhuar dhjetëra forca, mjete zjarrfikëse, një helikopter dhe një avion Air Tractor. Ndërkohë, zjarri në Himarë është shuar pas një operacioni të gjerë ku morën pjesë forca zjarrfikëse, bashkiake, policore, vullnetarë dhe efektivë të Forcave të Armatosura.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 16 janë fikur. Për përballimin e situatës është realizuar një angazhim i gjerë operacional në nivel kombëtar, me 735 forca vendore dhe 64 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 475 efektivë, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor. Për ditën e sotme është parashikuar angazhimi i 160 forcave ushtarake në zonat ku ndërhyrja vijon.
Angazhimi kryesor është përqendruar në vatrat më problematike. Në Malin e Dajtit, krahas strukturave bashkiake, sot janë angazhuar 77 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Në Bardhaj të Shkodrës, janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat e emergjencave civile, si dhe mbështetje nga FA me 1 automjet zjarrfikës dhe 1 helikopter, ndërsa sot operacionit i shtohen 33 forca dhe 1 ambulancë. Në Fier, janë përfshirë 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë, 90 forca të tjera, si dhe 90 ushtarakë, 1 helikopter dhe 1 Air Tractor. Sot vijon mbështetja me 33 forca.
Operacioni në Himarë është përmbyllur me fikjen e zjarrit, pas një mobilizimi të gjerë me 26 automjete zjarrfikëse, 120 efektivë, 40 vullnetarë, 67 forca bashkiake, 20 forca policore dhe 180 efektivë të FA me 2 helikopterë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit./Dosja.al
SHKODËR- Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të pyllëzuar.
Pamjet nga zona tregojnë përhapjen e flakëve, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarrit.
Në terren janë angazhuar dhjetëra forca të ushtrisë dhe shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve./Dosja.al
FINIQ- Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të 6 shtatorit në hyrje të Syri i Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq. Flakët përfshinë katër kioska private tregtimi, të cilat u dogjën plotësisht.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën tre mjete zjarrfikëse, si dhe dy mjete të Policisë së bashku me forcat policore. Për rreth dy orë zjarrfikësit luftuan me flakët, ndërsa rreth orës 02:00 zjarri u arrit të shuhet. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një masë elektrike./Dosja.al