BOTA

Papa Leone XIV: Shpresoj që negociatat për Ukrainën të japin rezultate konkrete

17:54 - 06.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Papa Leone XIV ka shprehur dhimbjen për sulmet e dhunshme të fundit që kanë goditur disa qytete dhe infrastruktura civile në Ukrainë, duke shkaktuar viktima mes popullsisë së pafajshme.

Gjatë lutjes së Angelusit, papa tha se e ka ndjekur me shqetësim lajmin për sulmet dhe shprehu solidaritetin e tij me popullin ukrainas, i cili prej vitesh jeton nën ankth dhe frikë.

“Zemra ime i bashkohet vuajtjes së popullsisë”, u shpreh ai, duke bërë një apel të ri për t’i dhënë fund dhunës dhe për të ndalur shkatërrimin.

Papa u bëri thirrje palëve të “hapin zemrat ndaj dialogut dhe paqes”, ndërsa shprehu shpresën që përpjekjet e ndërmarra gjatë këtyre ditëve për rifillimin e negociatave të japin “fryte konkrete” dhe të krijojnë hapësirë për diplomacinë.

Ai theksoi kështu rëndësinë e dialogut dhe të rrugës diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve të popullsisë civile.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.