Tirana më në fund buzëqesh, vjen fitorja e parë në kampionat me ‘poker’ ndaj Vorës
Korabi e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Skuadra dibrane arriti të fitojë në sfidën e saj të javës së parë ndaj Orikut me rezultatin e ngushtë 1-0.
Ishte një fitore kjo që erdhi vetëm në minutat shtesë të sfidës për Korabin, heroi i të cilit u bë Spahiu autori i golit për dibranët që morën kështu 3 pikët e para.
Besa dhe Flamurtari dhuruan spektakël në përballjen mes tyre, por që nuk dha asnjë fitues pasi ky 90 minutësh u mbyll me barazimin 3-3. Për skuadrën kavajase protagonisti absolut ishte Ruzgis autori i të 3 golave për Besën, por sa Flamurtari iu përgjigj golave të tij me ata të Migones, Gjatës dhe Lushajt dhe kështu sfida u mbyll 3-3 me të dyja skuadrat që morën nga një pikë.
Nuk pati fitues as në sfidën mes Burrelit dhe Kastriotit që u mbyll me barazimin 2-2, një sfidë që skuadra krutane e mbylli me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Hasës. Skuadra krutane mori avantazhin e dyfishtë me golat e Kapllanit, por Burreli arriti t’i kundërpërgjigjej duke shënuar me Erblin Kokën dhe Albi Xhabraimin për të fiksuar rezultatin në 2-2.
Top Channel