Shkurte Fejza ka një thirrje për marshin e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkurte Fejza ka një thirrje për marshin e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK’së

    Insajderi
    06 September 2026 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur e folklorit, Shkurte Fejza, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu bashkohen marshit në mbështetje të ish-krerëve tëë UÇK-së.

    Marshi në përkrahje të katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në një kohë kur procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë po i afrohet fazës së vendimit.

    Përmes një mesazhi, Shkurte Fejza ka ftuar shqiptarët që t’i bashkohen këtij marshi, duke e cilësuar atë si një moment për të shprehur mbështetje për luftën çlirimtare dhe për të ardhmen e brezave të rinj.

    “Të dashur shqiptarë, vjen një moment kur duhet ta mbrojmë vetveten, andaj me 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin Skënderbeu, ju ftoj që të gjithë bashkë, të mbrojmë luftën tone çlirimtare, dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka bërë thirrje këngëtarja Shkurte Fejza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark