Java e parë e Kategorisë së Parë përfundoi me disa rezultate interesante. Ndeshja mes Besës dhe Flamurtarit u mbyll në barazim 3-3, pas një takimi plot emocione.
Skuadra e Kavajës kishte arritur të kalonte në avantazh 3-1, mirëpo vlonjatët nuk u dorëzuan dhe arritën ta kthenin ndeshjen, duke marrë të paktën një pikë.
Golin vendimtar e shënoi Lushaj në shtesën e ndeshjes, me një goditje dënimi që i mohoi fitoren Besës.
Sa i përket takimeve të tjera të javës, Kastrioti doli i barabartë 2-2 në transfertën ndaj Burrelit, ndërsa Korabi siguroi tri pikët duke fituar 1-0 përballë Orikut, falë një goli të shënuar në minutat e fundit.









