Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, me anë të një video-postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në dy zona Bardhaj dhe Myselim, duke bërë me dijse se tashmë situata është normalizuar dhe se banesat pranë zonës janë jashtë rrezikut.
Zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër, kërkohet ndërhyrje ajrore!
Postimi i Becit
Pas një riaktivizimi të zjarrit, të favorizuar nga era gjatë mesditës, situata në Bardhaj dhe Myselim është drejt normalizimit dhe banesat janë jashtë rrezikut.
Vatrat janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri. Në operacion u angazhuan zjarrfikësit, Shërbimi Pyjor, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, punonjësit e njësive administrative, vullnetarët dhe banorët e zonës.
Operacioni u mbështet edhe nga ajri me dy helikopterë, të cilët ndërhynë mbi vatrat më problematike, duke ndihmuar në izolimin e flakëve, frenimin e përhapjes së tyre dhe mbrojtjen e banesave.









