Reperi kosovar Gramos Krasniqi, i njohur në skenë me emrin “Mossi”, është arrestuar së fundmi në Prishtinë.
Sipas raportimeve, arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se është kapur me armë në kryeqytetin e Kosovës.
Mossi dyshohet gjithashtu se, disa ditë para arrestimit, kishte kërcënuar Policinë e Kosovës përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Rrethanat e plota të rastit dhe veprimet e mëtejshme të autoriteteve pritet të bëhen të ditura në vijim.


