Gjendja në pikat kufitare të Kosovës është e qetë, me pritje minimale për automjetet dhe kamionët, transmeton Gazeta Metro.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në shumicën e vendkalimeve pritjet janë 3 deri në 5 minuta, ndërsa në Han të Elezit në hyrje arrijnë deri në 10 minuta, me kolonë rreth 100 metra.
Në pikat e tjera nuk raportohet krijim i kolonave, ndërsa edhe për kamionët pritjet janë të shkurtra dhe pa radhë të automjeteve të rënda.
Të dhënat e fundit janë përditësuar në orën 15:43./gazetametro.net