Loading…

‘Liri për Çlirimtarët’ në Times Square, Gjocaj: Djemtë tanë po përballen me padrejtësi në Hagë

  • 06/09/2026 | 18:04

‘Liri për Çlirimtarët’ në Times Square, Gjocaj: Djemtë tanë po përballen me padrejtësi në Hagë

Një mesazh në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shfaqet të hënën në Times Square, një nga pikat më të njohura të Manhattanit në New York, transmeton Gazeta Metro.


Nisma është realizuar nga Shpend Gjocaj, ndërsa në billbord do të figurojë mbishkrimi “Liri për Çlirimtarët”. Ideatori i saj ka treguar se synimi është që çështja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të marrë vëmendje edhe në një prej qendrave më të frekuentuara të Shteteve të Bashkuara.

Gjocaj, duke folur në Klan Kosova, e ka cilësuar procesin në Hagë si një padrejtësi të madhe dhe ka shpjeguar arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë hap.

“Po ne gjithmonë kemi qenë të preokupuar me këto që po ndodh. Kemi provuar gjithëherë në çdo formë të solidarizohem me djemtë tanë që i kemi në Hagë atje që mbahen padrejtësisht edhe kemi të drejtë të themi se janë të kidnapuar në njëfarë forme dhe nëse ka një padrejtësi në emër të drejtësisë që po ndodh është padrejtësia më e madhe në botë kjo që ndodh tani me krerët e UÇK-së në Hagë”, tha ai.

Ai tregoi se ideja u lidh me “Orën e Pritjes”, e cila është vendosur në vende të ndryshme në Kosovë.

“Te ideja erdha thjesht ashtu më erdhi ideja duke parë orën që po numërohet prapa, që është kudo në Kosovë. Mendova të bëj diçka këtu dhe ideja ime ishte që ta hedhim një panel në kryeqendrën botërore në Time Square në njërin nga billbordet më të rëndësishme pikërisht të qendrës dhe meqenëse aty ka shumë operatorë që funksionojnë, unë kontaktova njërin ndër operatorët më të rëndësishëm. Ata pranuan kërkesën time. Ua dërgova fotografinë me shkrimin që e shihni aty dhe natyrisht e bëra pagesën e nevojshme”, deklaroi Gjocaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë