Tirana fitoi me “poker” golash përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore”. Pas sfidës së luajtur në “Selman Stermasi”, foli edhe “Lojtari i Ndeshjes”, sulmuesi i bardhebluve Drilon Hazrollaj që shënoi dhe dy nga golat e ndeshjes.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Kishim dy humbje në kampionat dhe duhej një reagim.
Si ndihesh te Tirana? Patjetër kur erdha te Tirana më kanë pritur shumë mirë. Nuk erdha në formën më të mirë të mundshme dhe po marr veten. Mundohem që të bëj më të mirën dhe në të ardhmen shpresoj të arrij edhe më lart.
Diferencat mes kampionateve? Patjetër Superliga e Kosovës nga Shqipëria është një dallim i madh nga ana fizikje dhe taktike. Duhet të punosh më shumë defansiv. Në krahasim me Rumaninë, kampionati shqiptar nuk është shumë i dobët.", tha Hazrollaj.






