• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

by Lajm Lajm
August 20, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, gusht 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është përzgjedhur mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”, çmimi kryesor i Airport Honour Awards, organizuar nga International Airport Review.

 

TIA është një nga gjashtë aeroportet finaliste të këtij viti, përkrah aeroporteve të Nju Jorkut, Mynihut, Vjenës, Pittsburghut dhe Buenos Airesit.

 

International Airport Review është një platformë profesionale ndërkombëtare, e dedikuar industrisë së aeroporteve dhe aviacionit. Përmes Airport Honour Awards, ajo vlerëson arritjet dhe zhvillimet në sektorin aeroportual, ndërsa finalistët përzgjidhen përmes një procesi vlerësimi nga ekspertë dhe drejtues të industrisë së aviacionit.

 

Çmimi “Aeroporti i Vitit” vlerëson performancën e përgjithshme të aeroporteve në fusha kyçe si efikasiteti operacional, eksperienca e pasagjerëve, inovacioni dhe qëndrueshmëria.Përzgjedhja e TIA-s mes finalistëve vjen pas një periudhe transformimi dhe rritjeje të konsiderueshme, falë investimeve të ndërmarra nga Grupi Kastrati në pesë vitet e fundit. Nga 3.3 milionë pasagjerë në vitin 2019, aeroporti kapërceu shifrën rekord prej 10.7 milionë pasagjerësh në vitin 2024, për të vijuar me 11.6 milionë në vitin 2025, ndërsa për vitin 2026 parashikohet që aeroporti t’u shërbejë rreth 13.3 milionë pasagjerëve.

 

Kjo rritje është shoqëruar me investime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe kapacitete, përfshirë edhe investimet e realizuara gjatë vitit 2026. Terminali i pasagjerëve është trefishuar në madhësi, janë shtuar kapacitetet e reja të check-in-it dhe portat e reja të imbarkimit, ndërsa pista është zgjatur në 3,000 metra. Kapaciteti i pozicioneve të parkimit të avionëve është rritur nga 7 në 31 pozicione.

 

TIA ka investuar gjithashtu në teknologji dhe në përmirësimin e eksperiencës së pasagjerëve, përmes sistemeve biometrike të njohjes së fytyrës në kontrollin kufitar, teknologjive të avancuara të kontrollit të sigurisë, linjave të kalimit të shpejtë dhe atyre të dedikuara familjeve, si dhe përmirësimit të qarkullimit dhe hapësirave në terminal.

 

Në fushën e qëndrueshmërisë, TIA ka arritur Nivelin 3 – Optimization të Airport Carbon Accreditation dhe ka investuar mbi 5 milionë euro në iniciativa të qëndrueshmërisë. Projektet e energjisë së rinovueshme gjenerojnë rreth 5,700 MWh në vit dhe kanë kontribuar në reduktimin e 4,443 tonëve CO₂.

 

Sot, aeroporti lidhet drejtpërdrejt me rreth 120 destinacione përmes 60 kompanive ajrore partnere, duke forcuar rolin e tij në zhvillimin e turizmit, ekonomisë dhe lidhjen e Shqipërisë me tregjet ndërkombëtare.

 

Përzgjedhja në finalen e “Aeroportit të Vitit 2026” përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke e vendosur atë përkrah aeroporteve elitare dhe duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për imazhin e Shqipërisë në industrinë globale të aviacionit.

Tags: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Airport Review Cmimi“Aeroporti i Vitit 2026”
Previous Post

7 vatra zjarri aktive në vend, situata më problematike në Pukë

Next Post

Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani

Lajm Lajm

Lajm Lajm

Next Post
Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani

Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani

TË FUNDIT

Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

September 6, 2026
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: SHBA-Iran, ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: SHBA-Iran, ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

September 6, 2026
Infantino sfidon kritikët: Nuk largohet nga FIFA, konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat

Infantino sfidon kritikët: Nuk largohet nga FIFA, konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat

September 6, 2026
U lirua nga Gjykata e Vlorës, Luan Muça reagon publikisht pas përplasjes me Bedinajn: Shkova për t’u sqaruar, dola nën breshëri plumbash

U lirua nga Gjykata e Vlorës, Luan Muça reagon publikisht pas përplasjes me Bedinajn: Shkova për t’u sqaruar, dola nën breshëri plumbash

September 6, 2026
Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

September 6, 2026
Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

September 6, 2026
Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

September 6, 2026
Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

September 6, 2026
Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

September 6, 2026
Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL