Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e rrugës “Njazi Meta”, poshtë “Amerikan 2-shit”.
Sipas pamjeve të publikuara nga Ora News, flakët janë aktive dhe ndodhen pranë zonave të banuara.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo përmasat e dëmeve. Po ashtu, mbeten të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë, pritet ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për izolimin e flakëve, ndërsa autoritetet do të vlerësojnë situatën dhe do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit.













