• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dhunë, drogë dhe përplasje online/ Të miturit gjithnjë e më pranë krimit

by Lajm Lajm
August 19, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Dhunë, drogë dhe përplasje online/ Të miturit gjithnjë e më pranë krimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fenomeni i grupeve të miturive që mblidhen për t’u përplasur në rrugë është kthyer në shqetësim serioz për rendin publik.

Policia e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndërhyri të mërkurën në Kombinat duke lokalizuar disa grupe adoleshentësh dhe i shoqëroi më pas në komisariat për të shmangur konfliktin.

Veprimet procedurale u kryen në prani të prindërve dhe psikologëve, ndërsa pas komunikimit me prokurorin nisi procedimi në gjendje të lirë për 28 të mitur, të moshave 13–17 vjeç.

“Gjatë kontrollit fizik, disa prej tyre iu gjetën armë të ftohta (thika), kaçavida, si dhe disa maska, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Konflikti dyshohet se ka nisur në rrjetin social TikTok. Shkak është bërë pretendimi i njërit prej të miturve se motra e tij ishte ngacmuar në rrjetet sociale.

Por çfarë po ndodh sot me të miturit, dhe pse i drejtohen gjithnjë e më shumë dhunës si zgjidhje?!

Krimet që nuk parandalohen
Qysh prej hyrjes në fuqi të Kodit Penal për të Miturit, në rastet kur ata evidentohen në konflikt me ligjin, shumë nga masat e parashikuara rezultojnë të pazbatueshme

Sipas gjyqtares së Apelit, Edlira Petri, edhe pse Kodi për të Miturit (për nga fryma) synon të mbrojë fëmijët nga përgjegjësia penale dhe e shpall burgun si masë të fundit, në praktikë mbetet një boshllëk i madh detyrimesh që nuk plotësohet

“Pavarësisht miratimit të Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur mbetet ende i diskutueshëm efikasiteti i masave në funksion të arritjes së qëllimit të riedukimit të të miturve në konflikt me ligjin dhe të parandalimit të përgjithshëm. 

Një aspekt shqetësues është mungesa e institucionit për ekzekutimin e një prej dënimeve penale për të miturit që është kufizimi i lirisë. 

Në Kavajë dërgohen të miturit që dënohen me burgim, kurse institucioni që duhet të ishte funksional, nuk është një IEVP, por është një institucion ku kufizohet liria, le të themi që ju hiqet përkohësisht prindërve. Nëqoftëse sot gjykata jep një vendim me kufizim lirie, nuk mund të them se ku ekzekutohet”, tha për Faktoje gjyqtarja e Apelit, Edlira Petri.

Pezull 
Ai që do të duhej të ishte Instituti Multidispilinor për Edukimin dhe rehabilitimin e të Miturve, vazhdon të jetë një kantier ndërtimi në zonën e Mëzezit, jo shumë larg qendrës së Tiranës.

I vizituar deri me tani nga tre ministra drejtësie, njoftimi më i fundit lidhet me vizitën e ministrit aktual, Toni Gogu, në datë 30 prill ku u raportua se punimet kishin arritur në rreth 70% dhe mbyllja e tyre do të bëhet në nëntor 2026

Si drejtoreshë e Qendrës për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, që funksionon nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, Klaudia Hasanllari thekson për Faktoje se për të parandaluar kriminalitetin tek fëmijët, së pari duhet të fuqizohen mekanizmat e drejtësisë restauruese.

Sipas saj, po aq të domosdoshme janë mbështetja e shërbimeve komunitare dhe koordinimi mes institucioneve të drejtësisë, mbrojtjes sociale, arsimit dhe pushtetit

Raporti 
Prokuroria e Përgjithshme raporton se 961 fëmijë u morën nën hetim dhe të pandehur gjatë vitit, ndërsa 31 përfunduan në burg. Shumica u shmangën nga dënimi ose u trajtuan me masa më të lehta, këshillime, paralajmërime verbale dhe me shkrim. Megjithatë, raporti pranon se këto masa alternative po rriten ngadalë, duke lënë të hapur pyetjen mbi efektivitetin e sistemit

Gjyqtarja e Apelit, Edlira Petri, shpjegon se të miturit përballen kryesisht me akuza për vjedhje, të thjeshta ose me dhunë, si dhe për mbajtje dhe shpërndarje narkotikësh.

Nuk mungojnë, sipas saj,  edhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, apo veprat kundër jetës dhe shëndetit, si vrasjet dhe plagosjet e rënda.

Sipas gjyqtares, nuk mund të hartohet një “hartë” e saktë për shpërndarjen e kriminalitetit tek fëmijët pa një studim gjithëpërfshirës, që të mbledhë të dhëna nga policia, prokuroria dhe gjykatat e shkallës së parë.

Shifrat 
Strategjia ndërsektoriale e drejtësisë për të mitur, përveç planeve, e shfaq panoramën përmes shifrave ku 60% e rasteve të abuzimit seksual kryhen ndaj fëmijëve; 48% e fëmijëve në Shqipëri kanë qenë subjekt i të paktën një forme agresioni psikologjik ose fizik; 33.9% raportojnë se janë përfshirë në përleshje fizike të paktën një herë gjatë vitit të fundit, me djemtë më të ekspozuar se vajzat, ndërsa 83% e nxënësve deklarojnë se kanë përjetuar forma të ndryshme dhune, ku 20% janë ngacmuar të paktën dy herë në dy muajt e fundit.

 

 

Çdo vit policia merr nga 5,000 deri në 20,000 referime për materiale të abuzimit seksual të fëmijëve në internet nga agjencitë ndërkombëtare, por në tre vitet e fundit janë hetuar vetëm 12 raste të ”pornografisë për fëmijë” dhe vetëm një ka përfunduar me sukses.

Një në dhjetë fëmijë raporton se ka përjetuar të paktën një përvojë seksuale të padëshiruar në internet, shpesh të iniciuar nga persona që fëmija i njihte

Rrëfimi
…Për 37 vjeçaren Arvisa R. erdhi dita kur ajo duhet të kërkonte ndihmë. U ndje e pafuqishme për të birin që sapo kishte mbushur 13 vjeç.

Ai largohej vazhdimisht nga banesa, kthehej vonë dhe mësuesit i thanë se fëmija shfaqej i përgjumur në klasë. E vërteta për nënën ishte e hidhur. I biri ishte përdorues hashashi.

“Telefonova policinë, – thotë shkurt për Faktoje nëna, – ju thashë djali pi drogë, po kuptoj që lekët që i jap për ushqim i mban për drogë”

Ishte polcia që e referoi më pas rastin e të miturit pranë Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës. Aktualisht minoreni po trajtohet në një qendër rehabilituese kundër varësisë nga droga.

Drejtuesja e kësaj agjencie, Alma Tandili, thekson se të miturit shpesh nisin të përdorin drogë në ambiente të përbashkëta.

“Së fundmi, nga rastet e fëmijëve në konflikt me ligjin që janë referuar për menaxhim dhe monitorim nga strukturat e mbrojtjes së fëmijëve në 61 bashki, kemi hasur situata të vështira. Mes tyre ka edhe fëmijë që u thonë prindërve se do të rrinë tek shokët, largohen nga banesa pa adresë dhe përfundojnë duke përdorur drogë”, thotë Tandili

Gjyqtarja Petri thekson se pyetja nuk është vetëm: “Çfarë ka bërë?”, por edhe “Pse ka arritur deri në këtë sjellje dhe çfarë ndërhyrjeje mund ta largojë nga përsëritja e saj?”

Për këtë arsye, sipas saj, duhet të ekzistojnë programe rehabilituese të përshtatshme, psikologë dhe punonjës socialë të specializuar, mbikëqyrje efektive nga strukturat përgjegjëse, mundësi për rikthim në arsim dhe formim profesional, mbështetje për familjen si dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve.

Policia e Shtetit 
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, e sheh parandalimin e krimeve tek të miturit si një detyrë që nuk i takon vetëm policisë.

“Që në ditët e para të marrjes së detyrës kam urdhëruar kontrollin sistematik të territorit, me fokus të veçantë mjediset përreth shkollave, si dhe ndalimin e praktikës së ndalimit pa shkak të automjeteve në akset rrugore kombëtare. Këto ishin masa emergjente, sepse siguria e fëmijëve dhe ofrimi i një shërbimi profesional e të denjë për qytetarët janë dhe do të mbeten prioritet absolut i Policisë së Shtetit. Ky vendim u mbështet në indikatorë të qartë, konkretisht në analizat e riskut të kryera nga strukturat tona, rastet e goditura në vijimësi të tentativave për shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave, informacionet e siguruara në rrugë operative”, shpjegon për Faktoje, Hita/Nga Anila Hoxha/ Faktoje.al

Tags: abuzimegjxkatapoliciarrugëshifratShqipëritë mitur
Previous Post

Çmimet e naftës rriten ndërsa bisedimet për paqe mes SHBA dhe Iranit ngecin

Next Post

Fruthi përhapet pas festivalit në Suedi, 21 të infektuar – shumica të pavaksinuar

Lajm Lajm

Lajm Lajm

Next Post

Fruthi përhapet pas festivalit në Suedi, 21 të infektuar – shumica të pavaksinuar

TË FUNDIT

Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

September 6, 2026
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: SHBA-Iran, ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: SHBA-Iran, ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

September 6, 2026
Infantino sfidon kritikët: Nuk largohet nga FIFA, konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat

Infantino sfidon kritikët: Nuk largohet nga FIFA, konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat

September 6, 2026
U lirua nga Gjykata e Vlorës, Luan Muça reagon publikisht pas përplasjes me Bedinajn: Shkova për t’u sqaruar, dola nën breshëri plumbash

U lirua nga Gjykata e Vlorës, Luan Muça reagon publikisht pas përplasjes me Bedinajn: Shkova për t’u sqaruar, dola nën breshëri plumbash

September 6, 2026
Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

September 6, 2026
Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

September 6, 2026
Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

September 6, 2026
Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

September 6, 2026
Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

September 6, 2026
Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL