Ka nisur protesta e 81-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, ndërsa në vijim pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Tubimi vjen pas 80 ditësh protestash të njëpasnjëshme, gjatë të cilave qytetarët kanë përsëritur kërkesat për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.
Protesta, e pagëzuar “Revolucioni i Flamingove”, vijon prej më shumë se dy muajsh në qendër të Tiranës, duke u shndërruar në një nga protestat më të gjata të zhvilluara në kryeqytet gjatë muajve të fundit.












