Një situatë e tensionuar është krijuar pasditen e sotme në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, ku një person ka dëmtuar një urban pas një debati me disa persona.
Në një video të publikuar, pranë një autobusi shihen disa qytetarë të përfshirë në një përplasje verbale. Në një moment, një prej tyre afrohet drejt mjetit dhe godet disa herë me grushte xhamin anësor.
Klikoni videon
Goditjet kanë shkaktuar thyerjen e xhamit të urbanit, ndërsa personi largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes..
Përplasja është zhvilluar në afërsi të derës së autobusit, ndërsa rrethanat që çuan në konflikt mbeten ende të paqarta.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur vetëm pak metra larg Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kryeqytet.
Nuk dihet ende nëse policia ka ndërhyrë për të identifikuar personin që dëmtoi urbanin apo nëse për rastin është regjistruar ndonjë procedim













