E mërkurë, 16 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me “poker” golash

Ilustrim · Vizion Plus

Tirana ka marrë një fitore të thellë dhe bindëse ndaj Vorës, duke triumfuar me rezultatin 4-0 në përballjen e kampionatit.

Bardheblutë dominuan takimin dhe e kontrolluan lojën, duke e konkretizuar epërsinë me katër gola. Tirana ishte superiore në të dyja fazat e lojës dhe nuk i dha shumë hapësira kundërshtarit për të reaguar. Fitorja me katër gola është një sinjal i rëndësishëm për skuadrën kryeqytetase, e cila merr kështu tre pikë të rëndësishme dhe fiton besim për ndeshjet e ardhshme.

Nga ana tjetër, Vora nuk arriti të gjente rrugën drejt portës kundërshtare dhe u dorëzua përballë forcës së bardhebluve.

Golat e takimit u shënuan nga: Kis (14), Xhixha (36), Hazrollaj (51 dhe 81). Me këtë fitore Tirana shkon në vendin e pestë me 3 pikë.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh