Pas rreth 25 vitesh në ekran, “Fiks Fare” pritet të nisë një kapitull të ri.
Sipas burimeve pranë Top Channel, Çakuli dhe gazetarja Denisa Haxhiaj janë njoftuar për largimin nga “Fiks Fare”, ndërsa drejtimi i ekipit investigativ i është besuar gazetares Antela Lika.
Lika është prej vitesh pjesë e “Fiks Fare” dhe ka kontribuar në një sërë investigimesh dhe denoncimesh të transmetuara në program.
Ndryshimi vjen pas më shumë se dy dekadash, gjatë të cilave “Fiks Fare” është kthyer në një prej emisioneve më të njohura të gazetarisë investigative në Shqipëri.
Kamerat e fshehta, denoncimet e qytetarëve dhe investigimet mbi korrupsionin, abuzimet dhe problematikat e institucioneve kanë qenë pjesë e identitetit të formatit.
Me largimin e Çakulit, një prej drejtuesve më jetëgjatë të një formati televiziv në Shqipëri, “Fiks Fare” hyn në një fazë të re.
Antela Lika pritet të marrë drejtimin e ekipit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reflektohet ndryshimi në strukturën dhe përmbajtjen e emisionit.













