Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë të enjte në Tiranë, duke shënuar ditën e 82-të të tubimeve të njëpasnjëshme.
Gjatë lëvizjes, qytetarët kanë përsëritur mesazhet kundër qeverisë dhe figurave politike, ndërsa një pjesë e thirrjeve kanë qenë të përqendruara te kërkesat për ndëshkim penal të zyrtarëve.
Mesazhet e dëgjuara gjatë marshimit ishin: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Shikoni, dëgjoni, Bulevardi plot, protestën e shqiptarëve nuk e ndalni dot”, “Arrestoni Ramën”, “Arresto Ballukun” dhe “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”.
Protesta vijon pas 82 ditësh qëndresë, me organizatorët dhe pjesëmarrësit që deklarojnë se do ta vazhdojnë tubimin kundër qeverisë dhe klasës politike.













