Moderatori Syrjan Rahova ka bërë të ditur publikisht se nuk do të jetë më në drejtimin e emisionit “Mes’ditë”.
Lajmin e ka komunikuar vetë Syrjani përmes një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar publikun për mbështetjen.
Ai e ka cilësuar eksperiencën në këtë emision si një rrugëtim të mrekullueshëm, sfidues dhe surprizues.
Sipas tij, ky rrugëtim ka qenë gjithashtu jashtëzakonisht i suksesshëm.
Syrjani ka bërë të ditur se vendimi vjen në një moment kur dëshiron të përqendrohet në projekte të reja.
“Largohem me kokën lart”, shkruan ai në mesazhin drejtuar ndjekësve.
Njoftimi i moderatorit
Miqtë e mi, dua t’jua them vetë një lajm të rëndësishëm për mua.
Zyrtarisht ju them që NUK do të jem më në drejtimin e emisionit “Mes’ditë”. Ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm, sfidues, surprizues por jashtëzakonisht i suksesshëm. Tani është momenti për t’u përqendruar në projekte të reja.
Largohem me kokën lart dhe me kënaqësinë e madhe që ju dhashë më të mirën time çdo ditë. Ju falënderoj nga zemra për gjithë mbështetjen, dashurinë dhe mikpritjen që na keni dhënë në shtëpitë tuaja.
Drita e kuqe do ndizet e ne do të shihemi shumë shpejt sërish!
Me përulësi SYRI!🤍













