Lajme

19 të ndaluar dhe 35 aktakuza vetëm në 24 orët e fundit

09/03/2026 11:27
nga:L J

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore kanë ngritur 35 aktakuza ndaj 37 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas raportit 24-orësh, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar edhe 19 persona, nën dyshimin për kryerje të veprave penale.

Ndërkohë, janë parashtruar tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, thuhet në raport.