"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Ai e cilësoi ripopullimin e vendit si kushtin e të gjitha kushteve dhe tha se Partia Demokratike do të ndërmarrë politika për rikthimin e emigrantëve dhe mbështetjen e familjes.
SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje diasporës në SHBA që të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri që prej tre muajsh kërkon largimin e Ramës. Gjatë takimit me shqiptarët e Amerikës, në New Jersey, Lideri i opozitës ngriti alarmin për shpopullimin e Shqipërisë, duke deklaruar se në dekadën e fundit mbi 1 milion shqiptarë janë larguar drejt vendeve të Shengenit.
Ai e cilësoi ripopullimin e vendit si kushtin e të gjitha kushteve dhe tha se Partia Demokratike do të ndërmarrë politika për rikthimin e emigrantëve dhe mbështetjen e familjes. Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për keqadministrim të pasurive, korrupsion dhe dobësim të institucioneve.
"Miq, 10 vite Shqipëria ka përjetuar shokun demografik më të madh se të gjitha kohërat. Në 10 vite, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar në zonën e Shengenit. Po të llogarisim dhe zonat e tjera, 47% e kombit ka ikur nga Shqipëria. Lëvizja e lirë sigurisht lejon njerëzit të shkojnë ku të duan, por unë ju njoftoj këtu se nga viti 2007 në vitin 2014, çdo vit, numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur, rritur, rritur. Ndaj dhe, ripopullimin e Shqipërisë, ne duhet ta shohim si kushtin e të gjitha kushteve, që kombi ynë, mijëravjeçar, të mos gllabërohet nga abiset e historisë. Dhe ju keni një rol të jashtëzakonshëm në këtë vend të bekuar. Keni një mundësi të madhe, me përfaqësuesit tuaj, ju më shumë se kushdo tjetër në çdo vend tjetër, mund të luani një rol parësor në këtë betejë, me të keqen në Shqipëri.
Miq, sot regjistri i gjendjes civile të shtetit tregon se lindjet janë të barabarta me ato që ishin 100 vite më parë, kur shqiptarët në Shqipëri ishin më pak se 1 milion banorë. Është koha për veprim! Është emergjencë! Rruga e rikthimit, e ripopullimit kalon nga largimi i Edi Ramës. Partia Demokratike ka një program, e cila nga themelimi i saj gjer sot, ka patur interesin e parë, interesin kombëtar, e cila vendos familjen në themel të shoqërisë, e cila në këtë situatë të krijuar dramatike, do bëjë gjithçka me ripopullimin e Shqipërisë, për ripopullimin e Shqipërisë.
Do bëjë gjithçka që ju, të riktheheni në dheun tuaj. Besoj se ju jeni të bindur, se nuk ka një vend të dytë në botë, me pasuritë përrallore që kanë ato 28 mijë kilometra katrorë që ka Shqipëria. Pasuri të nivelit botëror.
Pasuri me të cilat banorët e saj mund të bëhen banorët më të prosperuar, më të pasur të rajonit dhe të Evropës.
Por ato pasuri kërkojnë administrim, kërkojnë ligjin. Kërkojnë që të mos jenë mallkim për qytetarët, por të shtrohen në të mira për qytetarët. Sot shqiptarët janë qytetarët më të keqpaguari në Ballkan dhe në Evropë.
Në fakt, pak vite më parë, ata merrnin pensionet dhe rrogat më të larta në të gjithë rajonin. Dhe në fakt, ata sot duhet të ishin pa asnjë lloj mëdyshje, me mesataren evropiane. Por pasuritë e tyre plaçkiten, grabiten.
Dhe ligji bllokohet. Imunitetet nuk hiqen, përdoren mandatet e krimit për të bllokuar prokurorin.
Të gjitha këto janë thirrje për ne. Shqipëria ka jetik vendosjen e shtetit ligjor, funksionimin e institucioneve, luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prej tre muajsh, rinia dhe qytetarët e Tiranës janë angazhuar në një protestë, më të madhen që nga vitet 90. Në këtë protestë, ata kërkojnë largimin e Edi Ramës. Kërkojnë veprimin, funksionimin e institucioneve. Kërkojnë mbrojtjen e pasurive publike, dhe ai sillet si një tiran i vërtetë ndaj tyre. Ndaj dhe unë ju bëj thirrje ju, i bëj thirrje diasporës shqiptare kudo në botë, të japë kontributin e saj në këtë protestë. Partia Demokratike e mbështet fuqishëm atë," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me shqiptarët në Amerikë, deklaroi se largimi i E...
Sali Berisha SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria po përballet me një situatë të rënd&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar takimin me shqiptarët e Amerikës, në N...
Sali Berisha SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar rolin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Am...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia mbështet në mënyrë të qëndrueshme pe...
Sali Berisha SHBA- Takimi i Kryedemokratit Sali Berisha me shqiptarët në New Jersey ka nisur. Lideri i opozitës ësht&eum...
Belind Këlliçi SHBA- Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka përcjellë një videomesazh nga New Jersey, në pra...
Sali Berisha SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si p...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çështjen e pagave të magjistratëve dhe gjyqësorit. Në një postim ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rinisjen e podkastit të tij “Flasim”, me një intervistë ndrysh...