LIVE UPDATES
Politike

"Beteja jonë është për Shqipërinë"/ Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës akuzoi qeverinë Rama për lidhje me narkotrafikun dhe e cilësoi Shqipërinë si kopsht eksperimental të ideve të George Sorosit dhe ekstremit të majtë.

6 Shtator 2026, 18:31 Nga E. D
"Beteja jonë është për Shqipërinë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me shqiptarët në Amerikë, deklaroi se largimi i Edi Ramës nga pushteti është kushti për ripërtëritjen dhe shpëtimin e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës akuzoi qeverinë Rama për lidhje me narkotrafikun dhe e cilësoi Shqipërinë si kopsht eksperimental të ideve të George Sorosit dhe ekstremit të majtë.

Gjithashtu Berisha ngriti shqetësime edhe për politikat sociale dhe familjen shqiptare, duke theksuar se ato janë vënë në rrezik nga politika të qeverisë. Kryedemokrati tha ndër të tjera se ka besim se SHBA-të do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit.

"Nëse duam të ripërtërijmë Shqipërinë, kjo arrihet vetëm duke larguar nga pushteti Edi Ramën. Ndaj dhe unë sot kam një kërkesë për ju, këtë ditë kaq të veçantë, të na frymëzojë, ta përthithim si ditë të dinjitetit të një njeriu, si shembull për të çuar përpara betejën tonë, më të rëndësishme, shumë herë më të rëndësishme se sa këtë që festojmë sot. Betejën për dinjitetin e Shqipërisë, betejën për shpëtimin e Shqipërisë, në kushtet që është sot Shqipëria. Shumëkujt mund t'i duket e vështirë, shumëkujt mund t'i duket e frikshme, shumëkujt dhe e pamundshme. Por ashtu siç ishte e vështirë të arrinim këtë ditë, ashtu siç ishte e frikshme të arrinim këtë ditë, ashtu siç dukej e pamundur të arrinim këtë ditë, absolutisht ju jap fjalën se do të arrijmë ditën e shpëtimit të Shqipërisë.

Se do fitojmë betejën e dinjitetit kombëtar. Edi Ramën do ta largojmë nga qeveria dhe asgjë në botë nuk na ndal sot në këtë qëllim. Duke larguar Ramaduron, ne shpëtojmë Shqipërinë. Duke larguar Edi Ramën ne çlirojmë edhe një copë të Evropës. Por duke larguar Edi Ramën ne u bëjmë një shërbim të gjitha kombeve mike. Shqipëria sot është eksportues madhor droge. Miq, në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, Sekretari Marco Rubio, për herë të parë në histori në mesazhin që dërgon, ju referohet karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre si një rrezik për këtë vend të madh, si një rrezik për Shtetet e Bashkuara. Dhe vërtet çlirimi i Shqipërisë nga narkoshteti, është pra një mision, sa atdhetar, aq edhe për miqtë tanë kudo që janë.

Miqtë e mi, unë jam sot këtu për të kërkuar ndihmën, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në këtë betejë.
Në mars të vitit '91, unë erdha në këtë vend të bekuar për të kërkuar mbështetje për të përmbysur një diktaturë, diktaturën komuniste. Sot, kërkesa ime ndaj vendit që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një ndihmë të jashtëzakonshme, ndaj këtij vendi, presidenti i së cilës udhëhoqi luftën për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Kam besim të madh se shqiptarët do kenë ndihmën e tij, ndihmën e tyre, për të shpëtuar nga narkoshteti i ndërtuar në trojet e tyre. Shqipëria ka sot nevojë jetike për një ringritje, për një ripërtëritje. Shqipëria pret nga ne të rikthejmë vlerat më të arrira të shpirtit tonë, të virtyteve tona. Sot, ju duhet ta dini, vendi juaj është kopshti eksperimental i ideve të përçudnuara të George Sorosit dhe ekstremit të majtë.

Ju duhet ta dini se në Tiranë kanë filluar t'u japin hormonet, në kundërshtim me çdo ligj dhe parim, fëmijëve 13-vjeçarë. Në tekstet, prindërit emërtohen me numra. Me një ligj të quajtur anti-diskriminim de facto i jepet goditja më fatale familjes. Po. Një ligj që nuk e ka asnjë vend në botë, përveç Shqipërisë, kopshtit eksperimental të George Sorosit. Në rrezik të madh pra është familja shqiptare. Në rrezik të madh është ajo e cila ka mbajtur kombin mbi supe në shekuj dhe mijëvjeçarë dhe së cilës ne i dedikojmë të gjithë qenien tonë. Ndaj dhe, beteja jonë është një betejë për ekzistencë të familjes shqiptare," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!

Revolta e 96 kundër Ramës/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë/ Policia zbulon dinamikën: Pranga 5 personave

Grupi i armatosur mësyu tek hoteli i Bedinajt/Pasi largohen i vënë flakën mjetit,shkrumbohet Audi A8

PAMJET nga brenda hotelit, momenti kur personat me pistoleta në dorë mësyjnë te Regina

“Jo, jo,jo xhaxhi polici"/Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë fëmija traumatizohen nga situata

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Korçë/ Identifikohet i plagosuri, në kërkim autori

Përplasja mes biznesmenëve, momenti kur personat e armatosur shkojnë në hotel Regina

“Range Roveri i shkatërruar,momenti kur policia largon makinën e autorëve që kërcënuan Vasil Bedinaj

Far West me kallash në rrugët e Vlorës! Grupi i Bedinajt qëllon në ndjekje, gjenden 2 plumba...

Pas përplasjes me biznesmenin Vasil Bedinaj, shikoni si është përmbysur një nga makinat e autorëve