Lajme

Aksident në magjistralen Gjilan–Prishtinë, makina rrokulliset në mes të rrugës

09/03/2026 12:31
nga:L J

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan–Prishtinë, konkretisht në fshatin Slivovë, në drejtim të Prishtinës.

Sipas informacioneve të para, një veturë dyshohet se është vetë-aksidentuar, ndërsa nga pamjet e para vërehen dëme të konsiderueshme materiale.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të bëhen të ditura pas hetimeve nga autoritetet.