E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Ilustrim · Vizion Plus

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele kodrat e fshatit Kropisht.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe po përhapen në drejtim të zonave të banuara, duke vënë në rrezik edhe disa banesa.

Situata mbetet shqetësuese, pasi përhapja e zjarrit mund të rrisë rrezikun për banorët dhe pronat në zonë.

Nëse flakët nuk vihen nën kontroll gjatë orëve në vijim, ekziston mundësia që zjarri të avancojë më tej drejt fshatit Kropisht.

Forcat zjarrfikëse pritet të ndërhyjnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh