Gjatë takimit të Kryetarit të PD-së Sali Berisha me shqiptarët e SHBA në Nju Xhersi një prej të pranishmëve, pjesë e fondacionit Make Albania Great Again mori fjalën duke theksuar se vizita e Berishës është një punë për Shqipërinë.
Ai theksoi se vendi ndodhet në emergjencë kombëtare, për shkak të politikave antikombëtare të Ramës dhe Soros. Tashmë nevojitet një udhëheqës i ri për vendin si dhe një qeveri e re që të kthejë rininë që është larguar.
Shqiptari i SHBA-së: Doktor Berisha, të pranishëm, vëllezër dhe motra shqiptarë në Shqipëri dhe në gjithë botën. Sot është një ditë e veçantë ta kem këtu doktor Berishën. Në një tavolinë të vogël para ca kohësh, kur u mblodhëm me zotin Nuredin Seci dhe një grup i vogël shqiptarësh, nuk u mblodhëm që e duam Sali Berishën dhe do të bëjnë diçka... patjetër që kishim dashamirësi këtu. E bëmë se Shqipëria ishte në rrezik. Kosova ishte në rrezik. Rama, Vuçiç, të sajuar me Sorosin, një politikë antikombëtare, dhe e pamë të domosdoshme, Shqipëria duhet patjetër ta kishte të lirë udhëheqësin e vet. Dhe kjo na bëri që të mblidheshim dhe e falënderoj shumë shtetin amerikan dhe Trumpin që e bëri të mundur sot Sali Berisha të jetë mes nesh.
Pra, ishte një punë e fondacionit 'Make Albania Great Again', që u mblodhëm si emergjencë për Shqipërinë. Dhe nuk e bëmë për Sali Berishën, por e bëmë për Shqipërinë. Po gjithsesi mirë se erdhe edhe zoti të dhëntë jetë të gjatë. Edhe kemi shpresë... shpresë që do t'ia japim goditjen e fundit Edi Ramës. Në arkivolin e Edi Ramës... më falni për emocionet. Dhe zoti Këlliçi na ndihmoi shumë, por unë e kam disa pyetje. Të gjitha në fakt shumicë ju drejtove, por e kam nga rinia shqiptare që ka emigruar dhe kërkon azil politik. Kur qeveria juaj, që ne besojmë që do vish në pushtet, Partia Demokratike, hapat që do marrë, më konkrete të lutem. Dhe tjetra është, Edi Rama ka vjedh gjysmën e detit, ju ka turrë maleve, po vjedh bjeshkët. Dhe e treta, në takimet e tjera që kam pasur me deputetë, votën... votën që ne e bëmë. Shqiptarët e Amerikës, unë jam se 30 vjet këtu, dhe shqiptarët e Amerikës 80 deri në 90 % votojnë djathtas. Doktor, vota jonë nuk u numërua, u vodh. Çfarë do bëjë qeveria e Partisë Demokratike që të mbrojë votën tonë? Është një problem i yni. Dhe edhe një herë shumë faleminderit, mirë se ke ardh dhe ishallah të jep jetë të gjatë.
© SYRI.net