Lautaro Martinez ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar te Interi pavarësisht interesit të raportuar nga Barcelona, duke i thënë Sky se dëshiron të vazhdojë me klubin italian.
“Lidhjet me Barcelonën më bënë krenar, por dua të qëndroj këtu. Dëshira ime e vetme e qartë është të qëndroj te Interi”, tha Martinez.
Reprezentuesi argjentinas gjithashtu nënvizoi lidhjen e tij të fortë me klubin dhe mbështetësit e tij, duke shtuar: “E dua këtë klub, i dua këta njerëz, i dua tifozët. Do të qëndroj këtu për aq kohë sa ata më duan.”
Martinez ka qenë më parë një objektiv i madh i Barcelonës, por ai vazhdimisht ka shprehur angazhimin e tij ndaj Interit.


