Lajme

“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë

09/02/2026 22:29
nga:Y I

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, deklaroi Trump gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duan të kenë marrëdhënie të mira me Rusinë, Ukrainën dhe të gjitha vendet.