Jozefin Marku ka reaguar pas qarkullimit të videos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar ish-konkurrentin e Përputhen, Edi Kuçi.

Marku thotë se kjo ngjarje, e ndodhur në autostradën Tiran-Durrës, është një ‘skenë aktrimi’, dhe se asgjë nuk ka ndodhur në realitet.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, u shpreh ai në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel Web.

I pyetur në lidhje me lëshimin e urdhër-arrestit nga Prokuroria e Pejës, ai e cilëson si ‘fake’ dhe të pavërtetë.

“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, pretendon Marku.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume