Lajme

Ra në humnerë, shpëtohet me helikopter turisti në Shkodër

09/03/2026 07:33
nga:G B

Helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore ka kryer një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kaprre të Shkodrës, pas rënies në humnerë të një turisti, i cili po eksploronte zonën së bashku me katër turistë të tjerë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipeve të shpëtimit, turisti u nxor nga humnera, shkruan abcnews.al.

Ai kishte pësuar frakturë në këmbë dhe, pas evakuimit, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Katër turistët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.