Loading…

Kurti për 27-vjetorin e Policisë: Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, frymëzim për çdo polic

  • 06/09/2026 | 18:52

Kurti për 27-vjetorin e Policisë: Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, frymëzim për çdo polic

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përkujtoi Enver Zymerin dhe Afrim Bunjakun në ceremoninë e organizuar për 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Në fjalimin e tij, Kurti vlerësoi sakrificën e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët humbën jetën në veri të vendit, duke i cilësuar si shembull dhe burim frymëzimi për pjesëtarët e institucionit.

“Beteja e tyre e përbashkët, në veri ku u sfidua vendi ynë. Ata janë frymëzëim kryesor i çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës. Atëherë ta bëjmë çdo ditë maksimumin që policia ta bëjnë më të mirën e saj, dhe ta mbrojë çdo pëllëmb të shtetit. 6 shtatori është dita e policisë, e atyre që përditë luftojnë fort që Kosova të ketë zhvillim të sigurt dhe në paqi, siguri e dinjitetit. Urime 27 vjetori i policisë dhe lavdi dëshmorëve të saj”, tha Albin Kurti.

Kurti uroi Policinë e Kosovës për përvjetorin, duke theksuar rëndësinë e punës së saj në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe territorit të vendit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë