Analisti politik Blerim Latifi ka komentuar protestat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) para objektit të Qeverisë, duke i krahasuar ato me protestat e opozitës në Tiranë.
Latifi ka thënë se protestat e PDK-së po shndërrohen në një “ritual të përditshëm”, ku përsëriten të njëjtat skena pa prodhuar, sipas tij, ndonjë efekt konkret politik.
“Këto protestat e PDK-së para dyerve të Qeverisë kanë fillu t’u ngjajnë protestave në Tiranë: një ritual i përditshëm, me kamera, ndonjë fjalim, dhe në fund efekti zero”, ka shkruar Latifi.


