Lajme

Pacolli: Vendosja e deputetëve nën presion s’është demokraci e brendshme, është përpjekje për t’i kërcënuar politikisht

09/02/2026 13:40
nga:G B

Egzon Pacolli i LDK-së ka thënë se gjashtë deputetët që kundërshtuan marrëveshjen me Vetëvendosjen për Bekim Sejdiun president, në zgjedhjet e fundit, kanë së bashku mbi 230 mijë vota.

Ai thotë se këto janë shifra që kërkojnë reflektim.

Pacolli ka shkruar se një Kryesi, siç ka thënë ai, e formuar në kundërshtim me Statutin, nuk mund t’ua imponojë vendimet deputetëve të zgjedhur nga qytetarët.