Një shqiptare e SHBA-së mori fjalën gjatë takimit të Berishës me diasporën në Nju Xhersi.
Ajo u shpreh se Berisha ishte i pari që vuri këmbën për demokracinë e gjithë Shqipërisë, teksa tashmë është kthyer në vendin e lirisë.
Sakaq, ajo kërkoi që diaspora të mbështetet me përfaqësues në parlament dhe drejtimin e vendit.
Shqiptarja e SHBA: Përshëndetje doktor Berisha. Të uroj të gjithë të mirat dhe mirë se erdhët në vendin që ju e vutë këmbën i pari për demokracinë e gjithë Shqipërisë. Doktor, u kthyet në vendin e lirisë. Dhe me shumë dashuri e gjithë diaspora po të jep atë që ti e meriton, atë që ju e keni dhënë për diasporën. Nuk do doja doktor në asnjë moment që të humb asnjë minutë të të gjithë këtyre njerëzve që duan të pyesin apo të japin mendimet e tyre, dhe unë po ju drejtoj një pyetje.
Ju doktor Berisha, me ardhjen tuaj në pushtet, a do ketë përfaqësues nga diaspora për të përfaqësuar gjithë këtë demokraci që ka ky popull, gjithë këtë demokraci që i nevojitet qeverisë tuaj, e vendit tonë, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e atij vendi aq të madh, aq të madhërishëm që është Shqipëria? Një pikë e vogël me të gjitha të mirat e Zotit, por që shumë njerëz po mundohen t'ia humbasin. Ju jeni i mirëpritur tek ne për jetë, por dhe ju duhet të mbështesni diasporën me përfaqësues të tyre. Kaq doktor Berisha. Të uroj edhe një herë me zemër mirë se ardhjen.
© SYRI.net