Lajme

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë

09/02/2026 15:01
nga:L J

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ka liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka shkruar Haxhiu.