Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar nisjen e një serie takimesh me qytetarë nëpër komunat e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Gjini ka thënë se përmes këtyre takimeve synojnë të diskutojnë hapur me qytetarët për çështje si ekonomia, energjia, siguria, arsimi, shëndetësia dhe mirëqenia.
Takimi i parë do të mbahet nesër, më 3 shtator, në ora 17:00, te “Panorama” në Opterushë të Rahovecit. Sipas Gjinit, takimet do të vazhdojnë më pas edhe në komunat e tjera të Kosovës.


