Juventusi ka refuzuar propozimin e parë të Portos për Federico Gatti-n, sipas gazetarit të transferimeve Alfredo Pedulla.
Oferta e klubit portugez bazohej në një huazim me mundësi blerjeje, një formulë që nuk i plotëson preferencat e Juventusit.
Megjithatë, Gatti do të donte të largohej nga Torino pasi nuk arriti të luante në mbrojtje.
Ai thuhet se është tërhequr nga mundësia për t’u bashkuar me Francesco Farioli-n te Porto dhe për të fituar kohë të rregullt loje.
Juventusi aktualisht është i hapur për një transferim të përhershëm ose një huazim që përfshin një detyrim blerjeje.
/GazetaBlic Sport


