Sporti

Kthimi i Faraonit aty ku filloi gjithçka

09/02/2026 18:01
nga:L J

Stephan El Shaarawy, do të rikthehet në ekipin e tij të parë profesional – Genoa, sipas specialistit të transferimeve Fabrizio Romano.

Faraoni do të luajë për Genoan si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Romën skadoi në fillim të verës dhe nuk u rinovua, dhe as nuk nënshkroi me një ekip tjetër.

Ish-lojtari i kombëtares italiane me rrënjë egjiptiane ka luajtur gjithashtu për Padovën, Milanin, Monacon dhe Shanghai Shenhua. Udhëtimi i El Shaarawy filloi me ekipin nën-19 të Genoas.

/GazetaBlic Sport