Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në 27-vjetorin e Policisë, Kurti: Të rënët në detyrë janë heronj të Kosovës

    Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja

    Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja
    Lajmet e fundit

    Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja

    September 6, 2026

    Momente paniku janë regjistruar në sfidën mes Juve Stabia dhe Pisa-s, në Itali, pasi mbrojtësi bullgar i skuadrës mike, Rosen Bozhinov, u rrëzua papritur në fushë dhe mbeti i palëvizur.

    Ngjarja ndodhi pak pas minutës së 40-të, duke shkaktuar shqetësim të madh te shokët e skuadrës dhe lojtarët kundërshtarë.

    Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Pamjet televizive treguan momentet e ankthit të lojtarëve të të dyja skuadrave.

    Arbitri thirri kapitenët dhe pjesëtarët e dy pankinave dhe, pas konsultimit, u vendos që ndeshja të ndërpritej përkohësisht.

    Bozhinov u nxor nga fusha me barelë dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit San Leonardo në Castellammare di Stabia.

    Fillimisht pati frikë për një problem serioz shëndetësor, por më pas u bë e ditur se mbrojtësi kishte pësuar një gjendje të rënduar dehidratimi, e shoqëruar me konvulsione. Sipas burimeve të Lega B, futbollisti ka qenë i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës.

    Gjendja e Bozhinov

    Bozhinov ndodhet nën vëzhgim në spital, ndërsa gjendja e tij raportohet e qëndrueshme.

    Sipas buletinit mjekësor, futbollisti është zgjuar, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm.

    “Bozhinov aktualisht është vigjilent, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Do të qëndrojë i shtruar për vëzhgim, në mënyrë që të përfundojnë ekzaminimet diagnostikuese”, thuhet në njoftimin mjekësor.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në 27-vjetorin e Policisë, Kurti: Të rënët në detyrë janë heronj të Kosovës

    September 6, 2026

    Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja

    September 6, 2026

    Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

    September 6, 2026

    Arrestohet reperi i njohur shqiptar në Prishtinë, zbulohet arsyeja

    September 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.