E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në “La Liga”

Ilustrim · Vizion Plus

Barcelona ka dhënë një tjetër sinjal të fortë në “La Liga”, duke mposhtur thellë Valencian me rezultatin 5-0 në transfertë.

Skuadra e Hansi Flick ishte dominuese gjatë gjithë takimit dhe nuk i la asnjë mundësi kundërshtarit për të reaguar. Heroi i mbrëmjes ishte Lamine Yamal, i cili realizoi dy gola dhe vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer. Sulmuesi spanjoll zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të, ndërsa Barcelona e dyfishoi avantazhin me Fermín López në minutën e 22-të.

Në pjesën e dytë, katalanasit vazhduan spektaklin. Raphinha shënoi golin e tretë në minutën e 50-të, përpara se Pedri të realizonte të katërtin në minutën e 79-të.

Goli i fundit mbajti sërish firmën e Lamine Yamal, i cili në minutën e 84-t plotësoi dopietën dhe vulosi fitoren e thellë 5-0.

Kjo fitore e dërgon Barcelonën në vendin e parë, me 12 pikë të plota. Katalanasit kanë shënuar tashmë 17 gola, ndërsa kanë pësuar vetëm 2.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh